Sulmohet me gurë treni që qarkullonte në relacionin Shkup – Kërçovë
Treni me udhëtarë i cili ka qarkulluar në relacionin Shkup Kërçovë është sulmuar me gurë nga persona të panjohur. Incidenti ka ndodhur dje në orën 17 e 20 minuta në vendkalimin në afërsi të fshatit Kondovë Shkup. Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se është thyer një dritare fikse, ndërsa udhëtarë të lënduar nuk ka. Merren masa për gjetjen e autorëve.