Audi prezanton linjën e A8/S8 (Foto)

Më në fund kompania gjermane Audi ka zbuluar linjën e modeleve A8/S8. Sa i përket dizajnit, kjo veturë duket gjithmonë elegante falë fryrjeve në eksterier dhe luksit marramendës në enterier. 

Audi kësaj radhe ofron modelin e ripërpunuar A8 me drita standarde LED me motor V8 që shiten vetëm në Gjermani, por ata të cilët i kanë gjepat e thellë mund të porosisin Matrix me drita LED, që janë 25 herë më të mira se ato standarde dhe që ndryshojnë 25 nuanca varësisht nga kushtet e rrugës. Audi gjithashtu prezanton dritat anësore LED me 18 nuanca dhe 24 në dritat e pasme (të frenimit dhe kontaktit).

Sa i përket fuqisë motorike, në Gjermani kjo veturë shitet në versionet 3.0 TFSI që prodhon 310 KF apo 228 KW, V8 me 4.0 litra TFSI twin-turbo me 435 KF, 3.0 litra TDI me 258 KF, 4.2 litra TDI me 385 KF. Gjithashtu vlen të ceket A8 L W12 me 6.3 litra që prodhon 500 KF, dhe S8 me 520 KF nga modeli 4.0 TFSI.
Audi A8 Hibrid (2014) funksionon me bateri me litium me motor 2.0 litra TFSI, dhe me elektromotor që prodhon fuqi të kombinuar prej 245 KF. Sa i përket tërheqjes motorike, kjo veturë funksionin me rrotat e para derisa me motor elektrik me të pasmet.

Modeli me A8 4.0 litra TFSI arrin shpejtësinë prej 0-100 km/h për vetëm 4.5 sekonda, që do të thotë për 0.3 të qindtat më i ngadalshëm se S8.

Audi A8 2014 me 3.0 litra TDI besohet se shpenzon afro 5.9 litra në 100 kilometra. Ndërsa modeli më i etur A8 L W12 quattro shpenzon 11.7 në 100 kilometra dhe S8 me 10.1 litra, derisa versioni hibrid shpenzon përafërsisht 6.3 litra në 100 kilometra.

Linja e modelit A8 2014, pritet të filloj shitjen në nëntor të këtij viti në vendlindjen e saj, ndërsa çmimi fillestar pritet të kushtoj 75.000 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button