Prokuroria e përgjumur, mediat proqeveritare marrin në dorë drejtësinë

Mediat proqeveritare shpalosin detaje që janë pjesë e hetimit ndaj Zoran Verushevskit. Komunikimi me kode caktuara i të akuzuarit nga aksioni “Puç” është pjesë e deshifruar nga hetimi, por që materialet ia kë lënë një kalimtar rasti lënë para dyerve të mediave proqeveritare.

Prokuroria e cila udhëheq hetimin sipas Kodit të ri Penal, vetvetiu bën një varg veprash penal, të dënueshme sipas KP të Maqedonisë. Prokurori publik mirë e din se hetimi është i fshehtë, por edhe se çdonjëri që do të shpalosë pjesë të hetimit në opinionin, i njëjti bën vepër serioze penale, shkruan Libertas.

Nëse në Maqedoni Porkuroria Publike e kryesuar nga Zvërlevski është e pavarur në punën e saj, nëse kemi gjyqësor të pavarur, pas “lajmeve të djeshme ekskluzive” të televizioneve nacionale, të akuzuarit në aksionin “Puç” sipas ligjit duhet menjëherë të lirohen nga të gjitha akuzat, si dhe menjëherë tu hiqet masa e paraburgimit, shkruan portali Libertas.

Për një gjë të njëjtë Kezharovski u akuzua, pse tani megafonët kanë ekskluzivitet, shkruan portali, që të jenë edhe prokurorë, gjykatës, që ta udhëheqin publikisht hetimin.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button