Shaqiri titullar ndaj Fiorentinës

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka njoftuar se Xherdan Shaqiri do të luajë si titullar kundër Fiorentinës.

Italiani deklaroi se Shaqiri është i gatshëm për lojë 90 minuta, pasi pushoi në fitoren 2:1 kundër Cagliarit.

“Xherdan Shaqiri mund të luajë sepse pushoi ndaj Cagliarit”, u shpreh Mancini.

“Ai është një futbollist i ri në moshë dhe arrin t’i rikuperojë shpejt energjitë e shpenzuara”, shtoi tutje italiani.

Lajme të ngjashme

Back to top button