Ashpërsohen kriteret për licencat e taksive

Taksistët në Maqedoni thonë se konkurrenca jolojale, si dhe kërkesa e fundit e dikasterit të Transportit dhe Lidhjeve për t`u pajisur me licenca të veçanta pune, ku pos njohurive për komunikacionin, nevojitet që automjetet taksi t’i përmbushin kriteret e vendeve evropiane, kanë bërë që të vështirësohet tej mase puna e tyre.

Goran Ilievski, taksist, thotë se në vend që të shpiken rregulla të reja për të zvogëluar numrin e taksive, që vetëm në qytetin e Shkupit kalojnë shifrën mbi 3,000 vozitës taksish të regjistruar, sipas tij, duhet gjetur mekanizma si të hapen vende të reja të punës. Si ekonomist i diplomuar, Goran Ilievskithotë se është detyruar të punojë si taksist sa për të siguruar ekzistencën e familjes së tij.

“Po unë jam në procedurë të marrjes së licencës së punës. Tani kërkohet të përmbushen më shumë kritere, vërtet është bërë shumë vështirë. E shihni pjesa më e madhe e shoferëve janë të rinj, në mesin tonë ka juristë, ekonomistë, dhe shumë persona të tjerë, të cilët kanë diplomuar në profesione të ndryshme, por janë të detyruar të bëjnë qoftë dhe dy tre turne, në orët e mbrëmjes kur ka më shumë punë për të mbuluar shpenzimet minimale të ditës”, tregon Ilievski që sapo ka shkelur të tridhjetat, transmeton Lajm.

Lajme të ngjashme

Back to top button