Lunaçek. E mbështes zgjerimin e BE-së, kundrejt lodhjes që ekziston

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek deklaroi sot se e mbështet zgjerimin e BE­së, kundrejt lodhjes që ekziston edhe te popullata dhe te qeveritë e shumë vendeve ­anëtare të Unionit, transmetoi Tanjug. Lunaçek për gazetën serbe “Kurir” thotë se aspirata e tërë Ballkanit Perëndimor ndaj stabilitetit demokratik, politik, social dhe ekonomik, është qëllimi kryesor i procesit të zgjerimit. “Pa integrimin e të gjitha shteteve nga Ballkani Perëndimor, projekti paqësor i BE­së nuk do të jetë i plotë”, shtoi Lunaçek. Ajo, në intervistë për “Kurir” theksoi se e inkurajon përkushtimin e Qeverisë serbe në procesin e integrimeve evropiane, si dhe në Serbi të vazhdojë në mënyrë sistematike me reformat socioekonomike dhe gjyqësore, duke e përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit. Lunaçek vlerësoi se marrëdhëniet e normalizuara me Kosovën dhe në fund edhe njohjen e Kosovës do të jenë një kusht për hyrjen e Serbisë në BE, duke theksuar se për diçka të tillë nuk ekziston kurrfarë dokumenti, por se ai është “konsensus politik”. “BE­ja më asnjëherë nuk do të pranojë anëtare të re e cila nuk ka kufij të njohura qartë të përcaktuara dhe ndërkombëtare, siç ka bërë me Qipron”, tha ajo. Në pyetjen nëse pret sqarim të rastit me tregtinë me organe njerëzore në Kosovë, Lunaçek u përgjigj me konfirmim, duke përmendur se akuzat janë të rënda dhe se opinioni kërkon të dijë se çka është e vërteta.

Lajme të ngjashme

Back to top button