Mëkatarët që dëshmojnë kriminalitetin, nuk do ta lënë pa punë as Strasburgun

Çdo përmbajtje e përgjimeve të prezantuara nga LSDM-ja, nëse zbërthehet përbënë materie potenciale për vepra penale që atakojnë drejtpërsëdrejti të drejtat themelore të njeriut, konstaton ish gjykatësja e Gjykatës Evropian për të drejtat e njeriut dhe Kryetare Institutit për të drejtat e njeriut në Shkup, Margarita Caca – Nikollovksa,për Portalb. Sipas saj kjo është një katastrofë dhe për momentin është krijuar një konfuzion i vërtetë.

Një mal me akuza do të rëndojnë kapacitete gjysmake dhe të servilizuara të Prokurorisë, por kjo sipas Nikollovskës, nuk mund të lë përgjegjësit pa dënimin e merituar.

“Presioni është i jashtëzakonshëm. Tani ka mundësi të ngrihen shumë procedura gjyqësore”, thotë Nikollovska.

Sipas saj, ka shumë lëndë që mund të gjendet para Gjykatës Evropiane në Strasburg, por së pari duhet të shihet se çfarë mund të bëjnë gjykatat vendase

Shteti juridik thotë ajo është para një sprove dhe nën vëzhgimin e rreptë të opinionit të brendshëm dhe ndërkombëtarë.

“Për shumë çështje të dala nga përgjimet nuk ka mundësi të sanohet situata ndërsa disa nga subjektet duhet që tani të marrin përgjegjësit”, thotë Nikollovska.

Thirrjet për të kanalizuar në rrugë institucionale gjithë kaosin e krijuar jashtë mureve të saj, duket se janë  pretencioze, duke pas parasysh akuzat që rëndojnë dhe që e bëjnë më meritore pikërisht drejtësinë për një kaos të tillë.

Ndonëse paradoksale, Nikollovska thotë se gjithçka duhet të fillojë të procedohet në terrenin vendor, pavarësisht mangësive të gjyqësorit që mund të vë në dyshim kredibilitetin e një procesi transparent.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Vlaldo Kambovski, thotë  se Prokuroria Publike duhet ta mbajë tërë situatën kur ekzistojnë baza apo dyshime bazë se janë bërë vepra penale “përgjim joligjor. Sipas tij drejtësia duhet të marrë punën në duar të veta.

Dilema që mbetet dhe që shton më shumë konfuzionin është pikërisht çështja se në duar të kujt është drejtësia?

Margarita Caca – Nikollovska, thotë se fakti i një vepre penale që tani më duket haptas dhe që është i pakontestueshëm është pikërisht fakti se është bërë përgjimi i paligjshëm dhe arbitrar i qytetarëve.

“Nga substanca e këtyre përgjimeve dalin shumë argumente dhe të dhëna të cilët janë të mjaftueshme që  Ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska dhe drejtori i DBK-së, Sasho Mijallkovi, të japin dorëheqje si hap i parë”, thotë Nikollovska.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup, i bëri thirrje Qeverisë dhe institucioneve përkatëse që të hetojnë aferën e përgjimeve, duke i përkujtuar njëkohësisht se duhet  të respektojnë parimet e sundimit të së drejtës.

Presionet ndërkombëtare nuk mund të jenë mospërfillëse për një qeveri që thirret në vlerat evropiane. Nikollvska thotë se pavarësisht kapacitetit dhe dyshimeve drejtësia duhet të sjellë vendime. Sipas saj ata duhet të prononcohen nëse mund ta bëjnë këtë apo jo?

“ Mangësitë ligjore për trajtimin e  rasteve të këtilla janë të mëdha. Nuk ka një instrument që na mbron nga përgjimi arbitrar. U soll një Ligj i cili më pas u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese dhe më pas u soll një Ligj tjetër në bazë të të cilit trajtohet një pjesë e situatës së krijuar. Pa arsyetimin e qeverisë që mund të jetë për raste të veçanta dhe specifike përgjimi masiv i qytetarëve është i ndaluar”, thotë Nikollovska.

Ajo thotë se tani jemi para një fakti se ka pasur përgjim të qytetarëve edhe atë në mënyrë arbitrare dhe pa arsyetim nga qeveria, por që tregojnë se deri në çfarë shkalle janë atakuar të drejtat themelore të njeriut.

Lajme të ngjashme

Back to top button