Vetëm barazim për Milanin

Skuadra e Milanit nuk ka arritur më shumë se sa një barazim pa gola me Chievon e Përparim Hetemajt.

Ndeshja ka qenë e barabartë gjatë tërë takimit me disa raste nga të dy skuadrat, por pa arritur që të konkretizojnë rastet që kishin.

Në këtë ndeshje nga fillimi luajti Përparim Hetemaj, ndërsa i transferuari gjatë këtij afati kalimtar Armando Vajushi, gjatë tërë kohës qëndroi në bankën rezervë.

Pas këtij barazimi Milan mbetet në vendin e nëntë me 34 pikë, ndërsa Chievo në vendin e 16-të me 25 pikë të tubuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button