Transplanti i kokës brenda dy vitesh

Duket si një skenar filmash horror, por shkencëtarët besojnë se transplanti i kokës njerëzore mund të bëhet realitet shumë shpejt.

Mjekët kanë nisur projektin, duke shpresuar se do e bëjnë këtë procedurë brenda vitit 2017.

Në krye të planit ambicioz është mjeku italian, Sergio Canavero.

Ai beson se transplanti i kokës do të ndihmojë ata njerëz me sëmundje degjenerative të muskujve apo ata që vuajnë nga kanceri.

Disa kritikë thonë se ideja e tij është një fantazi.

Së fundmi është kryer me sukses transplanti i kokës së një miu në Kinë.

Dyzet vjet më parë është transplantuar me sukses koka e një majmuni.

Lajme të ngjashme

Back to top button