“The Guardian”: Përgjimi dhe “Puç” përshkallëzuan krizën politike

Afera e përgjimeve në Maqedoni vazhdon të tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” e titullon shkrimin kushtuar zhvillimeve të fundit në vend si “Shqetësimet për demokracinë e brishtë të Maqedonisë e cila gjendet në mes padive për “Puç” dhe “përgjime”.

Gazeta raporton se Maqedonia e cila është vend kandidat për anëtarësim në BE, ballafaqohet me një krizë të përshkallëzuar politike, për shkak të pretendimeve për “Puç” nga njëra anë dhe skandalit të përgjimeve masive nga ana tjetër, si dhe pohimeve se qeveria dhe shërbimi sekret kanë minuar punën e gjykatave dhe mediave.

“The Gruadian”, si që njofton Alsat-M, raporton edhe mbi “bombën” e djeshme të Zaevit që kishte të bënte mbi ndërhyrjen e Qeverisë në planet urbanistike, por edhe ato mbi ndërhyrjen e pushtetit në punën e gjykatave dhe mediave.

Lajme të ngjashme

Back to top button