Përgjimet, Gruevski sërish flet “diçka tjetër”

Kryeministri Nikolla Gruevski i është shmangur sot komentimit të drejtpërdrejtë të përgjimit të ambasadorëve të huaj në vend. Pavarësisht interesit të gazetarëve ai devijoi pyetjen duke kërcyer nga rasti I përgjimeve te rasti Puçi.

“Ato çfarë dija unë i prezantova në konferencë për media dhe tani ua lë institucioneve të shtetit të zgjidhin në procedurë të qartë, transparente ku të shihet nëse ka pasur ose nuk ka pasur shpërdorim autoritetit apo dikush tjetër e ka shpërdoruar atë, ashtu siç kemi një vendim gjyqësor ku një i akuzuar pranoi plotësisht veprën e tij joligjore për të cilën ishte shpërblyer në mënyrë materiale nga persona që gjithashtu janë të dyshuar në këtë proces, e që i kanë treguar se bëhet fjalë për porosi nga shërbimi i huaj për zbulim”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

Nga ana tjetër Gruevski tha se për momentin nuk do të planifikon as dorëheqjen e tij dhe as të ministrave përfshi edhe Jankullovskës më të përfolurën në regjistrimet audio të publikuara nga opozita.

“Në këtë moment nuk duhet të përshpejtohet me dorëheqje, për dorëheqje të mundshme duhet të pritet përfundimi i procesit gjyqësor të shihen faktet dhe më pas të shqyrtohen se çfarë hapash duhet të ndërmerren”, u shpreh Nikolla Gruevski, kryeministër. /Alsat-M/

Lajme të ngjashme

Back to top button