DiCaprio në rolin e njeriut me 24 personalitete të ndryshme

Leonardo DiCaprion do ta shohim në 24 personalitete të ndryshme në rolin e tij më të ri për filmin “The Crowded Room”.
Sipas raportimeve, thuhet se aktori i ka vënë syrin këtij roli tash e 20 vite – rolin e Billy Milligan, i cili ishte personi i parë që ka përdorur personlitetin e shumëfishtë si mbrojtje në gjykimin e tij.

DiCaprio gjithashtu do të jetë producent i filmit që e ka marrë në dorë New Regency ndërsa Jason Smilovic dhe Todd Katzberg janë përzgjedhur për të shkruar skenarin e adaptuar nga libri i Daniel Keyes “The Minds of Billy Milligan”, transmeton Koha.net.

I publikuar në vitin 1981, libri tregon për historinë e Milligan, duke përfshirë edhe ditët e tij në gjykatë në Ohie, pasi është denoncuar për vjedhje dhe dhunim të tri femrave.

Lajme të ngjashme

Back to top button