Greva e minatorëve, 26 vjet më parë që i parapriu shkatërrimit të ish-Jugosllavisë (Video)

Janë mbyllur sot aktivitetet nga “Java e Minatorëve”, me të cilat në Mitrovicë është shënuar 26-vjetori i grevës së Minatorëve të gjigantit “Trepça”, grevë kjo që në historinë e rajonit vlerësohet si greva që trandi themelet e Jugosllavisë së atëhershme.

Në shkurt të vitit 1989 nga nëntoka e Kosovës po niste shkatërrimi i Jugosllavisë, për të pasuar deri në vdekjen përfundimtare të saj, pikërisht në Kosovë me luftën e UÇK-së dhe NATO-së në vitin 1999.

Është ky një material 16 minutësh i TV Dukagjini, i cili trajton dhe pasqyron rrjedhën e kësaj ngjarjeje madhore.

Për peshën historike të asaj periudhe flasin edhe dy veprimtarë e delegatë të kohës, i ndjeri – Riza Lluka dhe Melihate Tërmkolli.

Lajme të ngjashme

Back to top button