Barca përsëri i afrohet Realit

Skuadra e Barcelonës ka mposhtur Granadan në udhëtim me rezultat 3:1, duke iu rikthyer kështu fitoreve në La Liga, pas humbjes së befasishme javën e kaluar nga Malaga.

Ivan Rakitic (25), Luis Suarez (48) dhe Leo Messi (70) shënuan për Barcelonan, ndërsa golin e vetëm për Granadan e realizoi Rico nga pika e bardhë në minutën e 53-të.

Pas kësaj fitoreje Barcelona mbetet në vendin e dytë me 59 pikë, një më pak se sa Real Madridi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button