Njihuni me Aston Martinin e ri 2.3 milionë dollarësh (VIDEO)

Kompania britanike Aston Martin, e cila merret me prodhimin e makinave sportive luksoze, prezantoi makinën e fundit sportive që mban një motor V12, i cili ka një forcë frenuese prej 800 k/fuqi. Makina, e krijuar e gjitha me karbon, quhet Aston Martin Vulcan.

Vulcan është një super-makinë sportive vetëm për pistë garash me një motor benzine 7,0-litra V12 me 800 k/fuqi, shasi prej fibre karboni, diferencial me rrëshqitje të kufizuar, bosht helike prej fibre karboni, frena Brembo me disk qeramike me diametër 380 mm në pjesën e përparme dhe 360 mm në pjesën e pasme. Aston Martin do të prodhojë vetëm 24 makina të tilla.

Super-makina Aston Martin Vulcan do të kushtojë gati 2 milionë dollarë. Kompania do ta prezantojë atë në Shfaqjen e 85-të Ndërkombëtare të Motorëve në Gjenevë, më 3 mars.

Lajme të ngjashme

Back to top button