Breshëri zbardh Tiranën, përmbytje në disa zona (Video)

Moti i keq ka kapur të papërgatitur qytetarët në Tiranë. Kryeqyteti është zbardhur këtë pasdite jo nga dëbora, por nga breshëri.

Stuhia e breshërit që goditi këtë të shtunë Tiranën zgjati disa minuta dhe ishte me një intesitet të lartë.

Në shumë zona të kryeqytetit uji pushtoi rrugët, gjë që tregoi sërish një problem që përsëritet në sa hërë ka rreshje të dendura, mungesën e kanalizimeve në Tiranë.

Kjo situatë ka sjellë dhe një tjetër problem, atë të qarkullimit të rënduar./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button