Ish-kreu i MI6: Britania duhet të mbrohet nga kërcënimi i Rusisë

Rusia është bërë e rrezikshme për Britaninë dhe vendi duhet të përgatitet për t’u mbrojtur vetë dhe aleatët, thotë ish-kreu i shërbimit sekret britanik MI6.

Sir John Sawers, i dal në pension pesë vite më parë si shef i Shërbimit Sekret Inteligjent duke folur për BBC Radio 4, thotë se Rusia paraqet një rrezik.

Sipas tij për t’i bërë ballë këtij kërcënimi kërkohen më shumë shpenzime për mbrojtje.

“Rusia na kujton se ata kanë armë nukleare”, thotë Si John Sawers. “Një nivel ku Rusia dhe SHBA-të janë të barabarta është niveli i armëve nukleare. Nuk duhet të përsërisim krizën e raketave kubane në vitin 1962, kur ishim në prag të luftës nukleare.”

Ish-shefi i MI6 nënvizon se duhet më shumë dialog mes Evropës dhe Rusisë. Komenti i tij vjen pas një viti luftimesh në Ukrainën Lindore mes forcave qeverisëse dhe separatistëve prorus./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button