I biri i Enver Hoxhës, kërkon lirinë

Ermal Hoxha, kërkon lirinë e tij në Gjykatën e Apelit. Ai firmosi apelimin drejtuar Gjykatës së Shkallës së Dytë, në të cilin kërkon lirim nga paraburgimi.

Pas vendimit të trupit gjykues më 17 janar, i cili la në arrest me burg Ermal Hoxhën bashkë me 8 shtetasit e tjerë të arrestuar për zbulimin e rrjetit ndërkombëtar të drogës, ai i ka drejtuar dje kërkesën Gjykatës së Apelit, shkruan Shekulli.

40-vjeçari kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe caktimin e një mase të re sigurie “detyrim paraqitjeje”.

Avokati i tij mbrojtës Hasaf Hadëraj deklaroi se klienti i tij nuk ka lidhje me trafikun e drogës, duke shkuar më tej se Ermal Hoxha ishte vetëm një taksist, një person pa punë dhe pa shtëpi./Shekulli/

Lajme të ngjashme

Back to top button