Merkeli dënon vrasjen e politikanit të njohur rus

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka qenë e para që ka dënuar vrasjen e politikanit të njohur rus të opozitës, Boris Nemtsov, një natë më parë në Moskë.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert tha se kancelaria është me të vërtetë e tronditur nga kjo vrasje politike.

“I kërkoj presidentit rus, Vladimir Putin të sigurojë se ngjarja do të hetohet dhe se autorët do të dërgohen para drejtësisë”, citoi zëdhënësi Steffen Seibert fjalët e kancelares.

“Merkeli përshëndet kurajën e ish-zëvendëskryeministrit, i cili kritikonte shpesh politikat e qeverisë”, theksoi Seibert said.

Boris Nemtsov, lideri i opozitës anti-Putin dhe ish-zëvendëskryeministri liberal i epokës së presidencës së Boris Jelcinit, u vra në ndërkohë që ecte e shoqëruar me një ukrainase në qendër të Moskës.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS, politikani ishte shënjestër e katër plumbave.

Ai u qëllua nga disa persona që zbritën nga një makinë, pranë Kremlinit.

Lajme të ngjashme

Back to top button