Ambasada britanike: Të hetohet rasti me përgjimet e ambasadorëve

Nuk pushojnë reagimet e bashkësisë ndërkombëtare për skandalin e përgjimeve. Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup reagoi sot duke thënë se ka pretendime serioze për keqpërdorimin e pushtetit, për veprime kriminale dhe për ndërhyrjen e shërbimeve sekrete në politikë dhe media.

“Ne nuk do të komentojmë çështjet që kanë të bëjnë me bisedat tona private. Megjithatë, ka pretendime serioze për keqpërdorimin e pushtetit, për veprime kriminale dhe për ndikimin e shërbimeve sekrete të vendit në politikë, media, gjyqësor dhe në aspektet e tjera të jetës së përditshme. Në këtë drejtim, Britania e Madhe i bën thirrje Qeverisë dhe institucioneve përkatëse që të hetojnë këto pretendime dhe të respektojnë parimet e sundimit të së drejtës”, thuhet në reagimin e Ambasadës britanike.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, zyra e Delegacionit të BE­së në Shkup reagoi pas deklaratës së liderit socialdemokrat se mes të përgjuarve janë edhe 6 ambasadorët e shteteve më me ndikim.

Në reagimin e Delegacionit, thuhet se “nëse vërtetohen si të vërteta këto pretendime, atëherë do të thotë se Maqedonia ka shkelur detyrimet e Konventës së Vjenës”.

Lajme të ngjashme

Back to top button