Spasovski: LSDM do të publikojë të gjitha materialet që posedon

­ Sekretari i Përgjithshëm i LSDM­së Oliver Spasovski tha gjatë një takimi me qytetarë se partia do të publikojë të gjitha materialet që posedon.

Ai tha se nuk ka asgjë që mund ta ndalojë LSDM­në në zbulimin e të vërtetave. “LSDM do të shkojë deri në fund me zbardhjen e së vërtetës dhe çdokush që ka kryer një krim, që ka qenë i përfshirë në korrupsion ose i ka dëmtuar shtetit, do të përgjigjet përpara Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë”, tha Spasovski.

Sekretari i LSDM­së siguroi se nuk ka forcë që mund ta ndalojë LSDM­në në publikimin e të “Së Vërtetës për Maqedoninë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button