BE mund t’i kthejë vizat edhe për Maqedoninë?!

BE-ja është e shqetësuar për shkak të numrit të qytetarëve nga shtetet e Ballkanit perëndimor të cilët kërkojnë azil në shtetet e BE-së. Mu për këtë BE nuk përjashton mundësinë që përsëri të vendos vizat për qytetarët e Serbisë, Bosnjës, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, shkruan Jutarnji kroat.

Sipas Raportit të BE-së, publikuar dje në Bruksel, numri i qytetarëve nga këto shtet që kanë kërkuar azil është rritur për 40 përqind në krahasim me vitin e kaluar. Kjo nënkupton shifrën prej 500 mijë njerëz që BE e përjeton si keqpërdorim të liberalizimit të vizave dhe kërkon masa të ashpra që ajo të pengohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button