LG braktis sistemin operativ Android Wear

WebOS, sistemi operativ për smartfonë i zhvilluar nga Palm, po rikthehet sërisht në treg falë LG-së dhe orës së saj inteligjente.

Ditën e enjte kompania LG na zbuloi për herë të parë versionin LG Watch Urbane LTE, orën inteligjente e cila përdor sistemin operativ të vet kompanisë WebOS. Pra ky produkt nuk përdor sistemin operativ tradicional të Google, Android Wear por në vend të kësaj përdor atë që kompania koreane e quan LG Wearable Platform.

Edhe pse po aplikon këtë sistem operativ, LG nuk po kërkon të shkëpusë plotësisht marrëdhëniet me Google.

Më herët gjatë këtij muaji, kompania lancoi një version të orës inteligjente LG Watch Urbane 4G që përdor sistem operativ Android Wear.

Akoma nuk është e qartë se ky qëndron ndryshimi mes LG Wearable Platform dhe Android Wear nga kendvështrimi i një përdoruesi. Ka të ngjarë që LG të vazhdojë të mbështesë të dy sistemet operativ, duke mbajtur marrdhënie të mira me Google dhe duke i ofruar konsumatorëve një alternativë të re që përmbush nevojat e tyre./pca/

Lajme të ngjashme

Back to top button