Obama kërkon hetime të shpejta për zbardhjen e vrasjes së Nemtsov

Njëri prej udhëheqësve më karizmatik të opozitës ruse, Boris Nemtsov është vrarë të shtunën afër ndërtesës së Kremlinit. Vrasja e Nemtsov ka ndodhur një ditë para protestës së planifikuar kundër Qeverisë së Vladimir Putinit.

Nemtsov ishte 55 vjeçar dhe kishte qenë ish-Ministër në kohën e Boris Jelcinit.

Pas vrasjes ka reaguar Presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Ai e cilësoi vrasjes si një provokim.
Putin ka urdhëruar udhëheqësit e drejtësisë të hetojnë vrasjen e Nemtsov, ndërsa, ka paralajmëruar se personalisht do të mbikëqyrë këtë hetim.

Edhe Presidenti i SHBA’së, Barack Obama ka reaguar pas vrasjes së liderit opozitar rus, duke kërkuar hetime të shpejta, të paanshëme dhe transparente.

Obama e ka cilësuar Nemtsov si avokat të palodhshëm të të drejtave të qytetarëve rusë, shkruan huffingtonpost.com./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button