17 vjet nga fillimi luftës në Kosovë

17 vite pas përfundimit të luftës në Kosovë Batrie Lutolli ngeli me plagë në shpirt e vuajtje në zemër për faktin se lufta ia mori më të dashurin e saj duke lënë pas vetës një martesë një vit e gjysmë dhe një djalë jetim 19 muajsh. Isak Lutolli, burri i saj ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë i ndjerë.

Ishte prilli i vitit 1999 saktësisht data 13 e këtij muaji kur Bastria u përshëndet përfundimit me bashshortin. Isaku ishte pjestar i UCK-së dhe në atë datë ai u mor nga paramilitarët serb por të mos u kthyer më te gruaja dhe djali 19 muajsh që i kishte lënë në shtëpi.

”Brenda një dite tri herë kanë ardh paramilitarët në shtëpinë tonë, herën e tretë ma kanë marrë burrin dhe prej atij momenti më kurrë nuk e kam parë Isakun. Pas marrjes së burrave në të gjithë fshatin, ne vendosem që ti bashkohemi turmës së refugjatëve të fshatit Koliq”, rrëfen Bastrie Lutolli.

E sot bëhen plot 17 vite nga lufta që Bastria u nda përfundimisht nga i dashuri i saj.

Fatin e njejtë si të Bastries e kanë edhe shumë familje kosovare, të cilat ende nuk dinë asgjë për fatin e më të dashurve të tyre.

Më 28 shkurt të vitit 1998, filluan sulmet e para të forcave serbe në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës.
Si pasojë e betejës së zhvilluar të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe patën mbetur të vrarë disa policë serbë dhe në shenjë hakmarrjeje forcat serbe rrethuan fshatrat Likoshan e Qirez ku edhe u ekzekutuan 24 civilë.
Lufta e zhvilluar para 17 viteve në Kosovë ka bërë që forcat serbe t’ua marin jetën më shumë se 12 mijë kosovarëve.
Ndërkaq për fatin e më shumë se 1 600 personave të zhdukur para 17 viteve nuk dihet ende asgjë. Janë duke u zhvilluar gjurmime për varreza masive në disa vende në Serbi.

Prenk Gjetaj nga Komisioni për të Pagjetur ka thënë për Indeksonline se dyshohet që në Bajtanicë të Serbisë të mudn të jenë mbi 800 trupa të kosovarëve të vrarë në luftë.

“Bajtanica mbetet opsion i hapur, Shpresojmë që shumë shpejtë aty t’i fillojmë gjurmimet”, ka thënë ai”, duke shtuar se edhe në disa lokacione të tjera do të ketë gjurmime./Indeksonlione/

Lajme të ngjashme

Back to top button