Rusi, qëllohet për vdekje lideri i opozitës, Boris Nemtsov

Politikani rus, Boris Nemtsov, një prej figurave kryesore të opozitës, është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Moskë, raportojnë mediat ruse.

Agjencia e lajmeve ruse, “Interfax” shkruan se Nemtsov është qëlluar me katër plumba në qendër të Moskës, pranë Kremlinit.

Bëhet e ditur se politikani ishte duke lëvizur në këmbë, bashkë me një femër, në momentin kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar.

Nemtsov, 55 vjeç, shërbeu si zëvendëskryeministër në kohën e presidentit të ndjerë, Boris Jelcin, në vitet 1990. Ai u shqua si një reformator ekonomik, ndërsa shërbeu për një periudhë edhe si guvernatori i qytetit Nizhny Novgorod.

Pas ardhjes në pushtet të Vladimir Putin, ai u bë njëri prej politikanëve kryesorë të opozitës në Rusi.

Lajme të ngjashme

Back to top button