Zbulohet vrima e zezë 12 miliardë herë më e madhe se Dielli

Shkencëtarët kanë zbuluar një vrimë të zezë e cila ka masë 12 miliardë herë më të madhe se Dielli dhe e cila është krijuar 900 milionë vite pas Shpërthimit të madh.
Vrima e zezë kolosale është e largët 12,8 miliardë vite dritë nga Toka dhe gjendet në qendër të kuazarit të zbuluar rishtas të quajtur “SDS S J0100+2802″, i cili emeton energji një milion miliardë herë më të madhe se Dielli.

Astronomët, ndërkaq, nuk janë në gjendje të shpjegojnë se si një vrimë kaq e madhe e zezë ka mundur krijohet kaq herët në historinë e kozmosit, menjëherë pasi që janë krijuar yjet e parë dhe galaktikat.

Anëtari i ekipit ndërkombëtar të shkencëtarëve Fajan Bijan nga universiteti kombëtar australian ka thënë se teoritë ekzistuese e kanë vështirë ta spjegojnë krijimin aq të shpejtë të një vrime të zezë kaq të madhe.

“Kjo vrimë e zezë në qendër të kuazarit ka fituar masë kolosale në një periudhë të shkurtër”, ka thënë Bijan. Profesori Sju-Bing Vu nga Univesriteti i Pekinit, i cili u ka prirë hulumtimeve të publikuar sot në revistën Nature, ka thënë se kuazari i zbuluar është unik, transmeton Infoglobi.

“Kemi qenë shumë të emocionuar kur kemi gjeturse keziston një kuazar aq ndriçues e masiv i krijuar vetëm 900 milionë vite pas Shpërthimit të madh. Mu si fanari më ndriçues në kozmosin e largët, drita e tij e shkëlqyeshme do të na ndihmojë ta kuptojmë kzomosin e hershëm”, ka thënë Sju-Bing Vu.

Lajme të ngjashme

Back to top button