Ditari i një të huaje…

Edhe fjalët sonte flasin shumë, më shumë se kurrë bile. Kohën e fundit më kanë brengosur shumë gjëra, gjëra që nganjëherë të duken të kota për të marrë kohë nga koha e artë, por në anën tjetër gjen me mijëra pyetje dhe arsye apo ska arsye fare sepse nuk gjen një konkluzion të vetëm për t’i zbërthyer, për t’i hapur dhuratat që sillte jeta pa pyetur nëse doje të merrje ndonjë. Ajo që më ndante nga librat për të cilat më duheshte t’i mësoja e që më thente shumë shpesh krahët për të fluturuar nëpër stacione e piedestale të bardha ishte dhe mbetet krijesa më e përsosur në tokë- Njeriu. Ka kohë që shumë gjana m’sillen e përdridhen në kokë, jo pa dashje por me qëllimin për të arritur tek vetëm një përgjigje, tek vetëm një dritë e gjelbërt semafori ku thotë kalo se tashmë ke rrugë për të bërë e parë gjëra. Jo se biseda dhe raporti im me Krijuesin ishte shkëputur dhe fokus kisha këtë njeri, jo aspak. Ashtu edhe si thotë thënja: ‘’Njerëzit e vegjël merren me njerëzit’’ . Po, unë madje e mbështes fort këtë mendim, por ka ende diçka brenda çdo gjëje që logjika jonë nuk e pranon e as nuk e sheh si të pastërt në horizontin jetë, ndjenjë, pasqyrë, kuptim, logjikë, arsye, veprim, mësim, besnikëri, sinqeritet, modesti, dashuri e shumë fluska të tjera nga të cilat kur mbildhen formojnë një personalitet. Kohën e fundit jam munduar të nxjerrë vetëm një gjë, një shpjegim Pse? Pas kësaj kanë ardhë e janë renditur edhe shumë pytje të tjera: Si? Në çfarë fryme? Pse bash ai/ajo? Edhe sa duhet pritur? Sa shënon ora në 12 orëshin ditë? Pse qëllova unë? E shumë pytje të tjera ku përderisa nuk merr një përgjigje të tjera gurgullojnë si të çmendura nga burimi i ujit mendje.

Njerëzit pra, ah sa shumë gjana ka për tu shkruajtur, por dua me i cekë vetëm disa, ato për të cilat kohën e fundit jam fundos si ai fëmiu 13 vjeçarë kur për herë të parë ka bërë not e për pak sa nuk ka vdekur duke mos kuptuar se relaksimi ishte çelës kyç për një zhytje të sukseshme. Kështu edhe mendimet për njeriun kanë fillu. Gjithnjë më është  dashtë me kuptu se njerëzit kanë lindur, janë rritur ushqyer nga duar të ndryshme, kjo po që i vë kapakun. Gjithnjë e kam kuptu se jo të gjithë jemi të njejtë, disa të gjatë e disa të shkurtë, disa të zi e ca të bardhë. Gjithnjë e kam kuptu se jemi të drejtuar nëpër destinacione të ndryshme ku zëri i yni nuk është i njejtë as mendimi gjithashtu. Gjithnjë e kam kuptu se njerëzit duan të jenë të sukseshëm, duan të jenë të parët në listat e arta ku shkruhen emrat e atyre që bënë apo nuk bënë punë natë e ditë. Gjithnjë e kam kuptu se ndjejmë aromë të lloj-llojta muzikash, poezish, vallëzimesh madje edhe përqafimesh. Rradhitjet sa vijnë e shtohen për ato gjana që gjithnjë i kam kuptu por jo nuk i kam kuptu e përgjigjen një kohë të gjatë e kam kërku.

Njerëzit pra, ah sa shumë gjana me i zbërthy për më të shtrenjtën dashuri.  Pse them dashuri sepse nga dashuria burojnë, lulëzojnë e ngjyrosen njëra me tjetrën si sinqeriteti, besnikëria, e vërteta dhe bukuria. Sot në vend të ujit që ia kam frikën aq shumë, saqë më ndal fryma kur përplasen valët e vogla nga çezma , më duhet ajër e relaksim, pasqyrën përpara nëse kisha shpëtim. Sot pa ujin mora vetëm relaksimin për ti shiku gjanat, analizu, shtjellu e duke i shkruar ne fletën e bardhë sepse më dhimbsen gjërat nëse humbin e nuk shënojnë askund në biografinë e jetës. Kështu edhe mendimet për anën tjetër të asaj që kam kuptu e që fare nuk kam kuptu kanë fillu. Për mos me i ndryshu pozitën radhitjes së asaj kinse e kam kuptu filloj me duart e arta që pa asnjë ankim ka bërë punë e  që asnjë diplomë nuk do vlente për të treguar mundin dhe sakrificën. Po ashtu edhe gjatësia e veçorite shkallëzohen nga gjenerata në gjeneratë, ashtu si unë që i ngjaj heroit të botës në sytë e mi, babit. E këta pra, duart e arta dhe heroi janë shtysë kryesorë për të arritur nëpër nivelet dhe piedestalet e shkëlqyera dhe shumë folura nëpër çdo skutë e odë të fshatit për tu lavdëruar biri apo e  bija e filanit për atë që ishte bërë. E përgjatë kësaj rruge njeriu pra zgjedh shoqërinë, këngën, dhe përqafimin.

Ajo çfarë do them në vazhdim e di që do të të bëjë të thuash se unë të thash t’i përmbahesh thënies për njerëzit, por mendja nuk duron dot për të shkuar përtej limiteve të dhëna nga shoqria e prindrit mbase. Sot unë dua të gjej shumë arsye dhe shumë shpjegime jo vetëm një.

Ashtu siç koha kalon edhe plagët e gëzimet sa vijnë e shtohen. Eksperienca me njeriun më ka bërë t’i mesoj të dyja. Përtej asaj që më kanë parë sytë e zemra më ka ndjerë është dhe do të lidhet gjithnjë me njerëzit. çfarë ka ndje zemra? Një organ që të gjithë e mendojmë se duket ashtu si e vizatojmë, se mendojmë se stacionohet në anën e majtë, por që gabojmë rëndë. Zemra ka formën e dardhës dhe stacionohet në mesin e brinjëve. çfarë ka ndje zemra, është vështirë me tregu sepse nganjëherë edhe fjalët ikin me erën bashkë për mos me u ballafaqu me atë për të cilën do kumtojë zemra. Zemra ime ka ndje trishtim, vuajtje, frikë, mall, ngjyra bardhë e zi, ka ndje stuhi që as nëpër filma nuk ishin ujdis më mirë. Kto gjana kanë rezultu kur syri zemrës Ii ka dëftu për egoizmin, keqbërjen, vrasjen e lotit aty ku nuk ka bë punë fjala. Syri ka kumtu për indiferencën, për gërryerjen e shpirtit sa për të marrë një informacion, për xhelozinë, për shpirtligësinë. Më fal, të kërkojë falje ty që po lexon përshkak se jam duke thënë  këso lloj fjalësh që nuk dua t’i me u ndje keq përderisa lexon. Por njeriu më bëri të shkruaj zi e më zi.

Prapë kthehem aty ku edhe e nisa se a paskam kuptu a jo? Po ndoshta. Më është dashtë me kuptu ushqimin me vite nga duart e arta që është servu, pjatën e mbushur me dashni e urrejtje nëse dikush të kalonte e bie në nivelin më të ultë se ti, sepse pastaj më nuk do lavdërohesh e njerzit do të të shikojnë si dështak. E kam kuptu se xhelozia njerëzore sa vjen edhe shtohet kur me të e përzien ndjenjën më të poshtër në botë atë të keqbërjes, inatit, mllefit. E kam kuptu se këso lloj gjanash në sofrën e bekuar u janë servu. E kam kuptu dhe çdo herë që kam tentu me e kuptu me të vërtetë e me gjetë vetëm nje shpjegim kam dështu. Jo ngaqë aftësitë e mia nuk kan mjaftu por as logjika thjeshtë nuk ka mund me e zbërthy pse o njeri? Ndoshta pse nuk jemi të njejtë, e ndoshta pse ushqehemi ndryshe e ndoshta pse dashnia u mungon në xhepin e leckosur pa para. E kam kuptu se kot kam me e kërku atë përgjigje e nuk kam me e marrë dot sepse thellë në shpirt jam ndje e huaj aty ku kishin fillu me u shfaq fluskat dashni. E kam kuptu se çdo herë që do dua njerëzit t’i përqafojë jo të gjithë do ndjejnë organin zemër se sa rrahje i bën në second. E kam kuptu se jo të gjithë mund sytë të t’i lexojnë, buzëqeshjen e sinqertë në vete ta duan e çdo ditë ta freskojnë. Kam kuptu shumë e ndoshta edhe asgjë.

Pas tërë ktyre gjërave të thëna që ndoshta nuk kuptim fare e duken abstrakte unë kam ardhur në një përfundim. Të gjithë jemi të ndryshëm ashtu edhe dashuria.  Bardhë apo zi na duhet t’i shohim të gjitha ngjyrat edhe kur bie shi. Njeriu pra, më dha nga të gjitha ngjyrat edhe atëhere kur doja të pikturoja të blertën e syve të mi, kur për herë të parë ka ndje dashni. Njeriu nuk është i keq, por bën vepra të këqija. Kam kuptu se të gjitha krijesat e përsosura thellë në shpirt janë të mirë pa marrë parasysh veprimet e gjërat që i kanë bë në jetë.

Kam kuptu se unë që po shkruaj e ti që po lexon , kemi kuptuar e nuk kemi arritur të kuptojmë shumë gjëegjëza të tjera por të rëndësishmen atë pikë fluske mirësie thellë në shpirt e kemi parë dhe vërejtur kohë më parë e për përgjigje ia kemi lënë kohës e zemrës të flasë.

Lajme të ngjashme

Back to top button