Mijatoviq: Përgjimi i gazetarëve i papranueshëm

Urgjentisht të zbatohet hetim për përgjimet e gazetarëve në Maqedoni, kërkoi sot Dunja Mijatoviq, përfaqësuese e OSBE-së për lirinë e mediave.

“Përgjimi dhe ndjekja e gazetarëve është e papranueshme. Kjo vetëm në mënyrë shtesë dobëson lirinë e kanosur të mediave në vend”, theksoi ajo.

Sipas informative të arritshme në zyren e Mijatoviq, më 25 shkurt disa gazetarë kanë marrë dokumente nga bisedimet e tyre të përgjuara, qëndron në kumtesën e OSBE-së.

“Kjo është tejet serioze dhe cenim joadekuat i të drejtave të gazetarëve që ta punojnë punën e tyre dhe ti mbrojnë burimet e tyre. Këto veprime doemos duhet të hetohen në procedurë të shpejtë, transparente dhe të pavarur dhe fajtorët doemos të nxirren para drejtësië”, tha Mijatoviq.

Lajme të ngjashme

Back to top button