Fuere: Gruevski po e rrënon Maqedoninë

Ish euro ambasadori në Maqedoni, Ervan Fuere, për “Ballkan insajd”, shkruan se në Maqedoni janë përgjuar 20.000 qytetar, duke I përfshirë edhe ministrat, gjykatësit, biznesmenët, gazetarët, madje edhe diplomatët e huaj. Fuere shkruan se fakti që qeveria po i spiunon ministrat e vet flet mjaftueshëm për natyrën e këtij regjimi.

Nga opozita janë prezantuar biseda të personaliteteve të cilat lehtësisht mund të identifikohen, për të siguruar shembuj të gjallë të korrupsionit në secilin sektor, por edhe në secilin nivel të pushtetit në shtet.

“Kryeministri, Nikolla Gruevski, tentoi që fajin e përgjimeve t`ia lë shërbimeve të huaja sekrete­ që ai refuzoi ti identifikoj dhe e akuzoi liderin e opozitës Zoran Zaev për puc. Zaevi është i akuzuar për spiunim dhe është marr pasaporta e tij. “, shkruan Fuere.

Fuere potencoi se kjo nuk është hera e parë që qeveria ti etiketoj për spiunim si një alibi i mjaftueshëm për ti mbyllur të gjithë ata që i konsideron si të padëshirueshëm. “Parashtrohet pyetja pse kryeministri është i obsesionuar pas shërbimeve të huaja, si spiunët të dalin në secilin qosh të rrugëve në Maqedoni kur gjithçka mund të afroj dhe dukshëm janë të dyshimta edhe vlera strategjike e përmendoreve të mëdha të Aleksandrit të Madh.

Nuk është e nevojshme për imagjinatë për të ardhur në përfundimin se kryeministri së bashku me Sasho Mijalkov janë organizator të këtij ushtrimi me përgjimet. “, shkruan ndërmjet tjerash Fuere.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button