Bie çmimi i banesave në Shkup

Indeksi i çmimit të banesave në Shkup në tremujorin e fundit të vitit 2014 shënon rënie prej 5.3 për qind, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë. Në bazë vjetore ulja është 0.6 për qind. Sipas BPRM-së, rezultat i uljes së çmimit është rritja e vazhdueshme e ofertës së banesave.
Vlera kumulative e objekteve banesore të ndërtuara në preiudhën 2011-2014 është për 72 për qind më e lartë, periudhë kur filloi projekti i shtetit “Bli shtëpi, bli banesë”, në krahasim me periudhën 2007-2010], shkruan KOHA.
Rritje ka edhe në anën e kërkesës së banesave në tremujorin e katërt të vitit 014 sipas të dhënave të BPRM-së, nëse merret parasysh rritja e kredive banesore në këtë periudhë. Në Panairin për ndërtimtari i cili fillon javën e ardhshme, kompanitë ndërtimore paralajmëruan zbritje të një pjese të ofertës së banesave të cilat do të zgjasin vetëm gjatë ditëve të panairit.

Lajme të ngjashme

Back to top button