Ja reagimi i VMRO-së ndaj bombës së 5 të Zaevit

VMRO-DPMNE, përmes një reagimi me shkrim, përsëri e akuzoi liderin e opozitës maqedonase Zoran Zaev si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete të huaja. Por, askund në reagim, të cilin po ua përcjellim të plotë, nuk e mohoi përmbajtjen e “bombës” së pestë.

“Zoran Zaev po vazhdon të punoj për qendrat e huaja duke prezantuar bisedime të krijuara. Ai dukshëm ka për qëllim që të ndihmoj në realizimin e qëllimeve të qendrave të huaja, dhe në dëm të qytetarëve dhe të shtetit.

Zoran Zaev dhe LSDM janë futur në një skenar të rëndë prej të cilit nuk mund të dalin. Gënjeshtrat e përditshme, kundërthëniet dhe ndryshimet ditore të deklaratave edhe Zoran Zaev dhe njerëzve rreth tij, flasin se ata as që i intereson e vërteta, e as që i interesojnë qytetarët.

Ata i intereson dëshira për pushtet, madje kjo të ishte edhe me përpunimin e skemave të krijuara nga qendrat e huaja dhe për interesat e të cilave do të pritet më vonë ta kthejnë shërbimin e shtrenjtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button