Kryetari i ASHAM për bombat e Zaevit: E vërteta të del para gjyqit

Në një shtet juridik, ndërsa i tillë duhet të jetë edhe shteti ynë, e vërteta për faktet duhet të paraqitet vetëm në procedurë gjyqësore. Çdo e vërtetë tjetër është relative. Të vërtetën në mediat, të vërtetën e pohimeve individuale duhet ta pranojmë me rezerva. Do të thotë, procedura gjyqësore është ajo e cila siguron, përmes një kontradikte, theksimin e të gjitha fakteve për të arritur deri te e vërteta juridike, transmeton Koha. Ajo gjithashtu është relative por shumë më pak relative se një pikëpamjet e njëanshme mbi faktet të cilat kalojnë përmes një procedure të tillë. Këtë të premten e theksoi kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Vlaldo Kambovski, i cili tha se Prokuroria Publike duhet ta mbajë tërë situatën kur ekzistojnë baza apo dyshime bazë se janë bërë vepra penale “përgjim joligjor”.

Duhet ne të gjithë bashkërisht, shtoi Kambovski, të ndikojmë që Prokuroria Publike dhe institucionet e tjera gjyqësore ta ndërmarrin punën në duart e tyre.

“Në këtë mënyrë do të tregojmë se, megjithatë, Maqedonia është shtet ligjor, se ekzistojnë institucione. Ne vlerësojmë se ata duhet ta mbarojnë punën e tyre, ata le të mendojnë në se janë apo nuk janë të instrumentalizuar. Ky është obligimi i tyre kushtetues. Çdo kush duhet ta respektojë”, theksoi Kambovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas përfundimit të Kuvendit vjetor të ASHAM-it. Kush mundet tjetër t’i ndërmarrë kompetencat e Prokurorisë Publike, pyeti Kambovski dhe shtoi “thjeshtë duhet ta kryejë punën”.

Lajme të ngjashme

Back to top button