Tunel nën Bosfor, megaprojekt i Turqisë

Qeveria turke ka paraqitur një megaprojekt për Stambollin, i cili parashikon realizimin e një tuneli hekurudhor dhe rrugor nën detin Bosfor me vlerë 3.5 miliardë dollarë.

“Stambolli është një qytet që i ka dhënë formë historisë, ai meriton më të mirën, përfshirë mega-projektet. Ky tunel do të ndërtohet brenda vitit 2020 dhe do të lehtësojë shumë trafikun në megalopolin e Bosforit me më shumë se 15 milionë banorë”, tha Kryeminsitri turk, Ahmet Davutoglu, gjatë prezantimit të projektit.

Tuneli i ri, i gjatë 6.5 kilometra, nga Kuçukshuja aziatike deri në Gajrettepeja evropiane do të mundësojë kalimin më të shpejtë të trenave dhe makinave në dy anët e Bosforit. Ai do të lidhë dy skajet e Stambollit, me një hekurudhë dhe dy rrugë tokësore, duke e shkurtuar kohën deri në 14 minuta. Një tunel nën Ngushticën e Marmarasë, që lidh Azinë me Evropën, u përurua vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button