Lajm i keq per United

Louis Van Gaal ka bërë të ditur se sulmuesi holandez, Robin Van Persie do të mungoj për një kohë të gjatë.

Louis Van Gaal nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e sulmuesit holandez, Robin Van Persie, për një kohë të gjatë për shkak të lëndimit.

Reprezentuesi holandez ka pësuar lëndim në humbjen e Manchester Unitedit ndaj Swansea Cityt (2:1), dhe pritet të mungoj më shumë sesa që është menduar.

“Ai ka një problem në kyçin e këmbës kështu që unë nuk mendoj se është e rëndë, por një lëndim i till merr një kohë të gjatë. Kjo nuk është një ose dy javë, por ne do të duhet të presim dhe të shohim”, tha Van Gaal.

Lajme të ngjashme

Back to top button