Zbulohet e dashura e re e Shpat Kasapit (Foto)

Pas ndarjes nga Afërdita Dreshaj, jeta e tij private ka qenë e vakët, por duket se së fundmi këngëtari Shpat Kasapi është shfaqur më shpesh krah një tjetër bukuroshe.

Ajo quhet Albjona Muharremaj dhe së fundmi ata janë parë se bashku në publik duke frekuentuar njëri-tjetrin, madje dhe në shoqërinë e miqve të tyre, ç’ka konfirmon kështu marrëdhënien e tyre intime.

Albjona është Miss Diaspora dhe ata janë shfaqur gjithnjë të lumtur, por nga ana tjetër zbulojmë një pikë delikate të këngëtarit shqiptar nga Maqedonia, i cili nuk e ka fort të lehtë të heqë dorë nga bukuroshet e konkurseve të bukurisë.

Kujtojmë që e dashura e tij e fundit ishte Afërdita Dreshaj, Miss Universe Albania, një histori e bukur dashurie, e përfolur tej mase, por që mbaroi pa asnjë arsye dy vjet më parë.

shpat

shpati-albjona1

shpati-albjona2

shpati-albjona3

shpati-albjona4

Lajme të ngjashme

Back to top button