Ademi: Studentëve nuk u kemi premtuar heqjen e provimit shtetërorë

Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi nuk garanton se në ligjin e ri për arsim të lartë, nuk do të përfshihet edhe “provimi shtetëror”. Ademi shtoi se nuk ua ka premtuar një gjë të tillë studentëve, por se kjo çështje i mbetet grupeve të punës, të angazhuara për përpilimin e konceptit të ligjit të ri për arsim të lartë, transmeton Alsat.

“Tash për tash nuk dua të deklaroj ndonjë detaj se si do të duket ligji i ri, sepse kjo mund të provokonte reagime dhe kundër-reagime. T’ia lëmë grupeve punuese konceptin, sepse i njëjti do të jetë i përbashkët dhe do të jetë koncept në të cilin do të bazohet ligji i ri për arsimin e lartë. Nuk kemi dhënë asnjë premtim dhe në këtë fazë edhe njëherë e përsërisë, nuk është mirë të flasim për përmbajtje të konceptit, ose të ligjit të ri për arsim të lartë”, u shpreh Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit.

Plenumi studentor në prononcimin e tij të fundit theksoi se është i gatshëm t’i kthehet okupimit në rast të mos plotësimit të kërkesës së tyre. Nga takimi i fundit në rektoratin e universitetit “Shën Kirilit dhe Metodij” u vendos për ligj të ri për arsimin e lartë, i cili sipas studentëve do të jetë gati 6 ose 8 muaj e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button