QZHM: Gruevski, Jankullovska dhe Mijallkovi kanë përgjegjësi për përgjimin e gazetarëve

Me përgjimet ilegale të dhjetëra mijërave qytetarëve dhe gazetarëve në shtet, plotësisht janë shkelur të drejtat themelore të njeriut, liria e të shprehurit, e drejta e privatësisë dhe liria e mediumeve. Për këtë arsye Qendra për Zhvillimin e Mediave insiston në dorëheqjen e parevokueshme të kryeministrit Nikolla Gruevski, Ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankullvska dhe drejtorit të DBK-së, Sasho Mijallkov.

“Ata mbajnë përgjegjësi për ndjekjen jo legale të komunikimeve të qytetarëve, pavarësisht se kush I ka bërë ato.  Në mesin e të përgjuarve janë edhe më shumë se 100 gazetarë. Për këtë thyerje të të drejtave të njeriut dhe privatësinë e gazetarëve, por edhe të qytetarëve të tjerë që janë përfshirë në përgjimet e pa ligjshme duhet të përgjigjen edhe të gjithë të involvuarit e tjerë”, thotë QZHM.

Sipas kësaj qendre bisedat e përgjuara zbuluan anën e errët të realitetit medial në Maqedoni se shërbimet qeveritare kanë kontroll direkt apo implicit ndaj një pjese më të madhe të mediumeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button