Koxias: Problemi nuk është tek emri, por në atë që fshihet prapa emrit, irredentizmi

Problemi nuk është tek emri, por në atë që fshihet prapa emrit, irredentizmi, deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias. Në intervistën për televizionin grek Alfa, Koxias tha se një nga prioritetet në politikën e jashtme greke është zgjidhja e problemit me emrin e Maqedonisë, por sipas tij, komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë presion më të madh ndaj autoriteteve të Maqedonisë “në mënyrë që t’u bëhet ndryshim qëndrimeve irredentiste të cilat janë pengesë për zgjidhjen e kontestit”. Kjo është deklarata e parë zyrtare e shefit të ri të diplomacisë greke lidhur me problemin që Greqia e ka me emrin tonë kushtetues. Është e dukshme se qëndrimet greke mbeten të pandryshueshme, ndërsa politika e jashtme lidhur me këtë çështje do të zhvillohet me akuzime të palës maqedonase.

Lajme të ngjashme

Back to top button