Maqedonia hiqet nga raporti i fundit amerikan si vatër e mundshme krize

Administrata amerikane nuk e numëron Maqedoninë në vlerësimin për kanosje në botë – raport të cilin e përgatit Drejtoria e zbulimit kombëtar (DNI) për atë se cilat shtete mund të jenë burim i krizave në vitin që vjen. Gjatë dy viteve të kaluara Maqedonia ishte pjesë e këtij raporti, por me raportin e fundit të prezantuar dje, Maqedonia më nuk është midis vendeve të cilat mund të ballafaqohen me kriza.

Në raportin, i cili përqendrohet në sajber kanosjet, luftën në Ukrainë dhe luftërat nëpër Lindjen e Afërt, Ballkan aspak nuk është theksuar si rajon i cili mund të gjenerojë kriza gjatë vitit 2015. Bosnja, Serbia dhe Kosova rregullisht numëroheshin në këtë raport, si burime kryesore të jostabilitetit në rajon, ndërsa gjatë disa viteve të fundit janë theksuar edhe Shqipëria dhe Maqedonia, për shkak të paraqitjes së tensioneve politike. Raportet për vitin 2013 dhe 2014 paralajmëruan në mundësinë e tensioneve  midis maqedonasve dhe shqiptarëve në vend, të shkaktuara nga bllokimi këmbëngulës grek i integrimeve euroatlantike të Maqedonisë.

Por, në raportin e sivjetmë, nga rajoni ballkanik është theksuar vetëm Turqia, edhe atë si vend i cili është partner kyç i SHBA-së në rajon, në luftën kundër Shtetit Islamik dhe Sirisë dhe tentimet paralele të SHBA-së dhe Turqisë që t’i jepet fund destabilizimit të Irakut dhe Sirisë.

Drejtori për zbulim kombëtar Xhejms Klaper, në fjalimin e tij deri te Komiteti për forcat e armatosura të Senatit të SHBA-së vendosi theks të veçantë ndaj rrezikut nga sulme informatike ndaj Qeverisë amerikane dhe kompanive. Klaper paralajmëroi si në rrezikun nga Armagedoni informatik, sulm i madh i cili do ta shkatërronte strukturën informatike të SHBA-së, si dhe sulmet më të vogla ekzistuese nga sulmuesit e motivuar ideologjikisht dhe kriminel ose nga shtete si Rusia, Kina, Koreja Veriore dhe Irani.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button