Rikthehet futbolli në Maqedoni (Foto+Tabela)

Edicioni pranveror i Kampionatit futbollistik të Maqedonisë rikthehet me ndeshjet e xhiros së 18 në Ligën e Parë dhe atë të 15 në Ligën e Dytë, ku gjithsesi do të ketë shumë përballje interesante.
Duke marrë parasysh se ekipet që kanë treguar haptas se do të luftojnë për titullin e kampionit janë skuadrat e Shkëndijës së Tetovës dhe Vardarit, pasi që këto dy skuadra kanë bërë edhe super blerje gjatë afatit kalimtarë të janarit. Gjithashtu këto dy ekipe kishin edhe fazën më të mirë përgatitore dhe kanë zhvilluar ndeshje kontrolluese me skuadra mjaft të forta.

Por në xhiron e parë të sezonin pranveror derbi do të luhet në Tetovë, nga fakti se takohen dy ekipet rivale të të njëjtit qytet. Teteksi dhe Shkëndija.
Kampioni vjeshtor Vardari do të përballet të dielën me Pelisterin në Manastir, ndërsa kampioni aktual Rabotniçki është nikoqire e Turnovës.

Renova do të luajë ndeshjen e saj të hënë, shkaku se të dielën në stadium e qytetit në Tetovë luajnë Tetetksi dhe Shkëndija.

Edhe Liga e Dytë do të jetë mjaft interesante, ku shumë skuadra janë përforcuar me futbollist cilësorë dhe do të tentojnë të luftojnë për dy pozitat e para që mundësojnë inkuadrim direkt në Ligën e Parë dhe pozita e tretë që jep shansin përmes balotazhit.

Ekipi i Shkupit është i pari me 13 pikë diferencë ndaj dy ekipeve ndjekëse, ndërsa të shtunën do tëluajë derbin e qytetit kundër skuadrës së “Skopjes”. Derbi gjithashtu do të luhet edhe në Manastir, ku do të takohen Mlladost dhe Vëllazërimi, dy skuadra që janë konkurrent direkt në tabelë. Gostivari si nikoqire do të mirëpres Euromilkun, ku pritet edhe këtu të zhvillohet një ndeshje shumë dramatike. /Portalb /

Liga e PareLiga e Dytë

Lajme të ngjashme

Back to top button