Këshilli i Evropës i shqetësuar për përgjimin e gazetarëve

Në një deklaratë për Agjencinë “Meta”, ­ komisari për të Drejtat e Njeriut pranë Këshillit të Evropës Nils Muznieks tha se pretendimet për përgjimin e gazetarëve duhet hetuar me seriozitet. “Jam shumë i shqetësuar për pretendimet për përgjime të paligjshme të gazetarëve dhe qytetarëve në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Këto janë pretendime serioze që meritojnë hetim efektiv dhe të pavarur. Në pikëpyetje janë sjellë të drejtat e njeriut”, tha Muznieks. Ai kërkoi nga autoritetet që t’i ndriçojnë këto ngjarje dhe në rast të vërtetimit të pretendimeve, personat përgjegjës të bartin përgjegjësi, ndërsa praktika e përgjimit të marrë fund. Deklarata u bë pas takimit me përfaqësuesit e Federatës Evropiane të Gazetarëve, të cilët e informuan atë për skandalin e përgjimeve në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button