Beshiktashi ilaç i Liverpoolit

Besiktas është kualifikuar tutje në Europa League, pasi ka mposhtur Liverpoolin në Stamboll pas ekzekutimit të penalltive (5:4)

Koha e rregullt e kësaj ndeshje ka përfunduar me epërsinë e Besiktasit prej 1:0, me golin e realizuar nga Tolgay Arslan në minutën e 73-të

Në vazhdim nuk pati gola të tjerë, dhe u deshtë të ekzekutohen penalltitë për ta mësuar fituesin pasi edhe ndeshje e parë e luajtur në Anfield kishte përfunduar me epërsinë e Liverpoolit prej 1:0.

Në penallti më të sakët ishin lojtarët turq, të cilët do ta vazhdojnë ëndrrën në këtë garë. Fytyrë tragjike e ekipit anglez ishte kroati, Dejan Lovren, i cili humbi penalltinë vendimtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button