Ed Sheeran triumfon në mbrëmjen e Brit Awards

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Brit Awards triumfuesi ka qënë një emër mjaft i njohur dhe i dashur, Ed Sheeran. Këngëtari i talentuar fitoi çmimin kryesor të mbrëmjes, atë për albumin e vitit, që ishte edhe më i shituri në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2014.

“Kam qenë i shqetësuar shumë për këtë album. Mu desh kohë për ta realizuar. Megjithatë, nuk mendoj se një statujë justifikon suksesin e një njeriu”, ka thënë Sheeran. Jo vetëm kaq, pasi
ai fitoi gjithashtu çmimin këngëtari më i mirë mashkull. Ndërsa çmimi analog për femra u fitua nga Paloma Faith, e cila pranoi se karriera e saj u ngrit me ngadalë.

“Më janë dashur 13 vjet dhe tani do të gëzoj pak”, tha këngëtarja. Albumi i parë i Faith, “A perfect Contradiction”, ishte më i shituri nga këngëtaret femra vitin e kaluar, me 725 mijë kopje.

Lajme të ngjashme

Back to top button