Këshilli i prindërve: Proekti “Policia dhe nxënësit shoqërohen”, nuk respektohet shqipja

Këshilli i prindërve pjesëmarrës në proektin e përbashkët me MPB, OSBE-në dhe nxënësit e shkollave të mesme në Shkup, reagon ndaj sjelljes jo korekte dhe mos respektimit të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe si mekanizëm dhe preventive e realizimit më efikas të proektit  “Policia dhe nxënësit shoqërohen” në bashkëpunim me Ministrinë e punëve të brendëshme.

“Sot në vrazhdën e takimeve me shkollat e mesme në lokalet e SHM. “Zdravko Cvetkovski”, në prani të përfaqësuesve të nxënësve, prindërve, pedagogëve të shkollave, Përfaqësuesve nga Ministria e punëve të brendëshme dhe përfaqësuesit nga zyrja e OSBE-së në Shkup duhej të mbahej takimi i rradhës i cili do të ndihmojë në zgjidhjen ose zbutjen e problemit me delikuencën mes të rinjve.

Prindërit dhe nxënsit e etnikumit shqiptar nga shkolla e mesme Cvetan Dimov dhe Zdravko Cvetkovski, sot demonstrativisht e braktisën këtë takim ngase përfaqësuesi i OSBE-së në prezencën e Tij, lejoi që pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendëshme të bëjnë diskriminimin dhe mospërfilljen e shqiptarëve për të qenë pjesë e përbashkët dhe e barabartë e këtij proekti.

Vërejtjet e prindërve kanë të bejnë me sa vijon:

  • Mospjesmarrja e asnjë pjestari shqiptar nga rradhët e MPB;
  • Mungesa e materialit në gjuhën shqipe, kur e dijmë se një nga problemet në vend janë edhe mardhënjet ndëretnike dhe diskriminimi nacional që në kontinuitet e bëjnë institucionet e sistemit.
  • Mungesa e përkthyesit dhe
  • Pengesa e të shprehurit të nxënësve dhe prindërve në gjuhën shqipe ngase nuk kishte të siguruar përkthyes ose pajisje teknike me stimultant.
  • Rekuizitët që duhej të shërbenin si model, ku qëndronte teksti: pa dhunë ishte vetëm në gjuhën maqedone.

Jemi të vetëdijshëm se dukuritë e devijimeve të këtilla në shoqërinë tonë burojn nga vet institucionet e sistemit. Mos besimi në ligj dhe organet shtetërore është si pasoj e ngarkesës të nënpunësve zyrter ma nacional-shovenizëm.

Sa u përket organeve të MPB-së kjo është më se e dëshmuar dhe e qartë për popullatën shqiptare në Maqedoni. Ajo që na bëri të regojm është pakujdesi dhe mos reagimi i zyrtarit – përfaqësuesit të OSBE-së i cili në rastin konkret është financier dhe organizatë bazë për mos lejimin dhe pengimin e dukurive të këtilla.

Mbetemi me shpresë që ky proekt të vazhdoj realizimin drejt qëllimit të tij të mire, por duke pastruar dhe eliminuar sjelljen e njërit etnikum si patron dhe tjetrin si i nënshtruar.

Besojm që zyra e OSBE-së do të ketë parasysh këtë reagim tonin dhe besojm thellë që njëra nga takimet e radhës të zhvillohet në lokalet e shkollave të mesme që gravitojn në komunat e banuara me shqiptarë”, thuhet në reagimin me shkrim nga Përfaqësues i prindërve për vitet e IV-ta (maturantët), Në Shkollën e Mesme të Qytetit të Shkupit “Cvetan Dimov”- Shkup, Daim Hiseni.

Lajme të ngjashme

Back to top button