103 vjet nga lindja e Nënë Terezës

Në kuadër të shënimit të 103-vjetorit të lindjes së Nënës Terezë, para Shtëpisë përkujtimore në Shkup do të mbahet projeksion i intervistës me Nënën Terezë të dhënë për shtëpinë televizive irlandeze RTE dhe prezantim të një pjese të fotografive artistike të artistit maqedono-kanadez Majkëll Klos.

Projeksioni i filmit, i cili është pjesë e programit vjetor për realizimin e interesit kombëtar në kulturë për vitin 2013, do të mbahet më 25 gusht në Teatrin veror të Shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë me fillim në orën 20:00.

Një pjesë e fotografive do të shiten në ankand, ndërsa mjetet nga to do të shfrytëzohen për qëllime bamirësie.

Lajme të ngjashme

Back to top button