Si kuptohet se kur është publikuar një video në “Youtube”

 

Në shikim të parë, “Youtube”-i nuk e tregon kohën e publikimit të video-klipeve. Megjithatë, koha e saktë mund të gjendet nëpërmjet aplikacionit që i nxjerr në shesh meta të dhënat.

 

Shkruan: Filip Stojanovski, magjistër për menaxhment të e-biznesit

 

Gjatë publikimit të ndonjë video-klipi në shërbimin “Youtube”, si informatë që është në dispozicion publik gjatë 24 orëve të para jepet vetëm ajo se para sa orësh është publikuar videoja, e pasatj vetëm në cilën ditë – datë pa orë. Kjo krijon probleme praktike për gazetarët dhe qytetarë, atëherë kur duan ta konstatojnë kohën e saktë të “ngarkimit” të ndonjë videoje.

Një vegël që mund të shfrytëzohet për këtë qëllim është YouTube Data Viewer (аng. shfletues i të dhënave nga “Youtube”-i), i zhvilluar nga Amnesty International. Si shembull praktik mund të shërbejë teksti me titull “Kush është më i shpejtë, Siteli apo Youtube-i?” (sic), i publikuar më datë 03.02.2015 në orën 00.15 në ueb-faqen e “Fokus”-it. Në të gazetari përpiqet të gjejë përgjigje në pyetjen se një video e caktuar a është publikuar para apo pas një momenti të caktuar sakstësisht. Në mungesë të kohës së saktë, autori nxjerr përfundime me margjinë të madhe të gabimit, duke supozuar me të drejtë se informata “e publikuar para 3 orësh” mund të nënkuptojë se videoja është publikuar para 3 orë e një minutë deri në 3 orë e 59 minuta. Në artikull thuhet se në televizion videoja është emituar në orën 19:32, në kuadër të Ditarit që fillon në orën 19. Kjo informatë shfrytëzohet për krahasim me qëllim që të shprehet dyshimi, mirëpo në situatën e dhënë mbetet nevoja që të caktohet në mënyrë precize koha e publikimit të videos.

Во списокот на видеа на даден канал (во случајов „Скај њуз“), „Јутјуб“ го прикажува времето на објавување во минути за видеа качени пред помалку од еден час, во часови за објавените пред помалку од еден ден. Во сите други случаи на прв поглед достапен е само денот, т.е. датумот. (Кликнете на сликата за поголема верзија.)
Në listën e videove në një kanal (në këtë rast “Sky News”), “Youtube-i” e paraqet kohën e publikimit në minuta për videot e ngarkuara para më pak se një orë, ndërsa në orë për ato që janë ngarkuar para më pak se një dite. Në të gjitha rastet tjera, në shikim të parë, ofrohet vetëm dita, gjegjësisht data.
(Klikoni në fotografi për version më të madh.)

„YouTube Data Viewer“ është një vegël me të cilën mund të nxirren të dhënat e fshehta nga video-klipet e hostuara në “Youtube”. Ajo mundëson nxjerrjen e variablave të mëposhtme, të cilat janë shumë të dobishme për përcaktimin e përmbajtjes origjinale:

  1. Koha e saktë e ngarkimit (Exact Upload Time) Është e dobishme për të konstatuar se cila video është origjinale nëse duhet të krahasohen disa kopje të videos së njëjtë me datë të njëjtë, si dhe për ta konstatuar datën e saktë të ngarkimit të videos në disa raste (e cila mund të jetë e ndryshme nga informata e publikuar për kohën e publikimit).
  2. Të gjitha fotografitë e vogla (Thumbnails) Është e dobishme gjatë gjetjes së versioneve më të vjetra të video-klipit të njëjtë, duke bërë kërkim “të kundërt” të fotografive – sipas përmbajtjes grafike të vetë fotografisë.

Shfrytëzimi i veglës është i thjeshtë. Pas klikimit të linkut www.amnestyusa.org/citizenevidence/ paraqite një formula ku duhet të futet adresa e video-klipit, për të cilin duam ta dijmë kohën e saktë të publikimit. Kjo vegël mundëson nxjerrjen e meta të dhënave, të cilat “Youtube”-i i ruan së bashku me videon.

Kështu, gjatë futjes së videove profili i përmendur i shfrytëzuesit “hoho lol”, fitohen këto rezultate. Me këtë rast, duhet përmendur se kohën e publikimit “Youtube”-i e llogarit sipas Kohës universale të koordinuar (аng. Coordinated Universal Standard Time – UTC). Kjo kohë përfarësisht i përgjigjet kohës mesatare sipas Griniçit. Kjo vegël ofron edhe mundësi të llogaritet edhe koha lokale, duke e zgjedhur zonën përkatëse kohore.

Резултати од примената на „Youtube DataViewer“, со датумот и времето по Гринич. Кликнете на сликата за поголема верзија. д
Rezultatet nga zbatimi i “Youtube DataViewer”, me datë dhe kohë sipas Griniçit. Klikoni te fotografitë për version më të madh

Me klikimin e linkut “convert to local time” – gjegjësisht “konverto në kohën lokale”, vegla ju transferon në aplikacionin me të cilin mund ta kuptoni orën dhe minutën e saktë në zonën kohore të cilën e keni zgjedhur.

„Youtube DataViewer“ автоматски го префрла корисникот кон апликација за конверзија на датумот и времето, при што податоците по Гринич се веќе внесени и само треба да се избере временската зона. Податоци за време за второто видео.
„Youtube DataViewer“ аutomatikisht e transferon shfrytëzuesin te aplikacioni për shndërrimin e datës dhe të kohës. Me këtë rast, të dhënat sipas Griniçit janë të futura paraprakisht dhe vetëm duhet të zgjidhet zona kohore. Klikoni në fotografit për versionet më të mëdha.

Me shtypjen e sustës “Convert time”, fitohet rezultati sipas kohës lokale të zonës së zgjedhur kohore.

„Youtube DataViewer“ автоматски го префрла корисникот кон апликација за конверзија на датумот и времето, при што податоците по Гринич се веќе внесени и само треба да се избере временската зона. Конечното време на второто видео.
Në fund, fitohet edhe koha kur është ngarkuar videoja.
Klikoni në fotografitë për versione më të mëdha.

Për shembullin konkret, aplikacioni tregon se “Youtube”-i ka shënuar se video-klipi i parë ësht ngarkuar në orën 19:00, ndërsa i dytë në orën 20:25 sipas kohës së Maqedonisë. Këto të dhëna pastaj mund të shfrytëzohen gjatë krahasimeve me kohët e emitimit në TV gjatë ndërtimit të mëtutjeshëm të argumentit dhe nxjerres së përfundimeve për gjasat e shkarkimit inicial nga “Youtube”-i.

Lajme të ngjashme

Back to top button