Maqedoni, paga mesatare në dhjetor, 22.407 denarë

Neto paga e paguar mesatare mujore për një të punësuar në dhjetor të vitit 2014 arrin 22.407 denarë dhe në krahasim me dhjetorin e vitit 2013 është rritur për 4.2 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Rritja ka të bëjë, pra së gjithash, pagës më të lartë mujore për të punësuarit në sektorët: veprimtari profesionale shkencore dhe teknike për 16.9 për qind, ndërtimtari për 11.5 për qind dhe industria e përpunuar për 8.8 për qind.

Rritje të neto pagës mesatare mujore të paguar për të punësuar, në krahasim me muajin paraprak, ka në sektorët “veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike, për 19.8 për qind, tregti me shumicë dhe pakicë, riparimin e automjeteve motorike dhe motocikletave (11.1 për qind dhe veprimtari të tjera shërbimi 9.7 për qind). Në dhjetor të vitit 2014 bruto paga arrin 32.741 denarë, ndërsa 1.2 denarë nga të punësuarit në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë pagë.

Lajme të ngjashme

Back to top button