100.000 euro për Maqedoninë dërgon Kroacia për rehabilitimin e dëmeve nga përmbytjet

Qeveria e Republikës së Kroacisë mori vendimin të dërgojë 100.000 euro ndihmë me qëllim të rehabilitimit të dëmeve nga përmbytjet në Maqedoni. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane do të paguajë 100.000 euro në llogari të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Kroaci, është vendosur në seancën e sotme të Qeverisë.

Mjetet për ndihmë do të paguhen nga buxheti shtetëror të Republikës së Kroacisë për vitin 2015 nga burimet të dedikuara për këtë qëllim, ka thënë Joshko Klisoviç, zëvendës i ministres së Jashtme, Vesna Pusiç.

Qeveria kroate ka qenë e informuar se shirat e vazhdueshme në fund të janarit, niveli i lartë i ujërave nëntokësore dhe shkrirja e dëborës shkaktuan përmbytje në Maqedoni, kryesisht në pjesën lindore të vendit. Situata është më e vështirë në rajonin e Shtipit, përgjatë lumit Bregalnica ku niveli i ujit është rritur me 1,5 metër, ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm përsëri vihet në funksion.

Lajme të ngjashme

Back to top button