Në 48 orët e fundit asnjë kosovar s’ka emigruar përmes Serbisë

Ministria e Brendshme e Serbisë, ka thënë se kalimi i emigrantëve ilegalë kosovarë përmes Serbisë është pakësuar dukshëm, kështu që në dy ditët e fundit nuk është shënuar asnjë rast.

Këtë njoftim të kësaj ministri e ka bërë të ditur kryetarja e Këshillit parlamentar për mbrojtje dhe Punë të brendshme në parlamentin serb, Marija Obradoviq.

“Në 48 orët e fundit, nuk është shënuar asnjë kalim ilegal i kufirit derisa sa për krahasim, në gjysmën e parë të shkurtit u parandaluan rreth 150 emigrantë nga kalimi i kufirit” tha Obradoviq.

Sipas saj, MUP në bashkëpunim me kolegët nga shtetet fqinje, si dhe Austrisë e Gjermanisë kanë parandaluar dukshëm kalimin e emigrantëve ilegalë në Serbi respektivisht daljen nga Serbia.

Obradoviq, siç transmeton Koha.net,precizoi se të gjithë këta që e kalonin kufirin ilegalisht ishin azilantë të rrejshëm të cilët me dokumente të falsifikuara kosovare dhe konfirmimin administrativ për lëvizje në Serbi tentonin të kalonin në shtetet e BE-së, kryesisht në kërkim të punës.

Lajme të ngjashme

Back to top button